
Kujtim Shala, Anton Quni dhe Lutfi Haziri janë zyrtarë të vjetër dhe të kahmotshëm të LDK-së.
Në një zhargon më stilistik, ata do të mund të quheshin si “elefantët e LDK-së”, edhe për shkak të ndikimit të madh në elektoratin e LDK-së.
Shala, Quni dhe Haziri janë rizgjedhur deputetë.
Shala ka marrë gati 39 mijë vota, Quni mbi 30 mijë vota dhe Haziri mbi 25 mijë vota.



