Sllovenia do të dërgojë dy ushtarë në Grenlandë

Qeveria sllovene mbështet sovranitetin e Grenlandës, ndërsa Trump kërcënon me tarifa ndaj vendeve të NATO-s.

Qeveria e Sllovenisë ka vendosur të dërgojë dy oficerë të ushtrisë sllovene në Grenlandë. Sipas mediave në Slloveni, vendimi është marrë sot gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar.

banner

Kryeministri slloven, Robert Golob, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, ku thekson respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

“Siç e kam theksuar vazhdimisht, Sllovenia mbështet respektin për të drejtën ndërkombëtare në rregullimin e marrëdhënieve midis shteteve kudo në botë. Grenlanda i përket popullsisë së saj dhe çështjet e saj mund të vendosen vetëm nga Danimarka dhe Groenlanda”, shkroi Golob.

Me këtë vendim, Sllovenia i bashkohet disa vendeve europiane që kanë dërguar forcat e tyre në Grenlandë, territor autonom i Danimarkës, ndaj të cilit presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklarata të shpeshta që nga fillimi i vitit.

Franca, Suedia, Gjermania, Norvegjia, Holanda, Finlanda dhe Mbretëria e Bashkuar aktualisht po dislokojnë trupa në kuadër të misionit të zbulimit “Arctic Resilience”, ndërsa data e saktë e nisjes së misionit ende nuk është bërë e ditur.

Në kundërpërgjigje, presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me vendosjen e tarifave prej 10 për qind ndaj vendeve të NATO-s – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë – që kanë dërguar trupa në Grenlandë, mes pretendimeve të tij për marrjen e kontrollit të ishullit Arktik.

Në një postim të gjatë në Truth Social, Trump deklaroi se “Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda kanë udhëtuar drejt Grenlandës për qëllime të panjohura”, duke shtuar se kjo është “një situatë shumë e rrezikshme për sigurinë, mbrojtjen dhe mbijetesën e planetit tonë”.

Sipas tij, tarifat prej 10 për qind do të aplikohen për të gjitha mallrat që këto vende eksportojnë në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 1 shkurti, ndërsa nga 1 qershori norma do të rritet në 25 për qind.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.