Sot mbahet “Marshi për liri” në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Me fillim nga ora 14:00, në Prishtinë do të mbahet “Marshi për liri”, që organizohet nga platforma “Liria ka emër”.

Marshi do të mbahet 4 ditë para vendimit të madh në Gjykatën Speciale ndaj katërshës së UÇK-së.

banner

Marshin e kanë mbështetur figura të ndryshme të politikës, artit dhe skenës mediale.

Përveç PDK-së dhe AAK-së, marshin e ka mbështetur edhe VV-ja, mbështetja e sëcilës u komentuar gjerësisht.

Eliza Hoxha nga Liria ka emër ka konfirmuar se të gjithë liderëve të partive u është dërguar ftesa për pjesëmarrje.

“Ne i kemi ftuar të gjithë sikur në çdo marsh. Ftesa ka qenë publike, por u ka shkuar edhe të gjitha institucioneve dhe krerëve institucionalë e partiakë, të gjithëve me email, me mundësinë që të vijnë në marsh dhe mund të adresohen nëse dëshirojnë”, ka thënë Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.