Surroi kërkon “integrim të interesave të partive”: Asnjëra nuk ka mandat që ta zgjedhë e vetme presidentin

Publicisti Veton Surroi, ka dhënë disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe presidentit të Republikës.

Ai ka thënë se bashkëpunimi politik për zgjedhjen e presidentit mund të fillojë jo nga ndarja e pushtetit qeveritar, por nga përcaktimi i kritereve për figurat që mund ta përmbushin rolin kushtetues të unitetit të popullit dhe që pastaj i nënshtrohen procedurës së zgjedhjes në Kuvend.

banner

“Integrimi i interesave të partive politike mund të përfshijë edhe dakordim për një ushtrim më aktiv të kompetencave presidenciale në fushat ku Kushtetuta ia njeh këtë rol Presidentit, duke siguruar që zëri i opozitës të jetë i përfshirë në mënyrë të barabartë në çështjet e interesit shtetëror”, ka shkruar Surroi në një postim në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.