Tahiri i “çon selam” Albin Kurtit: S’duam të jemi pjesë e qeverisë, nuk bëhemi vegël

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka përmendur një deklaratë të para disa javësh të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kur e pati quajtur “parti të respektuar” AAK-në pasi kjo e fundit pati refuzuar ftesën e tij për takim. 

Ai ka thënë se s’duan të jenë pjesë e Qeverisë dhe as të marrin kurrfarë pozite.

banner

“Nëse s’merren parasysh kërkesat tona, ne s’bëhemi vegël. Ne u bëmë parti e respektuar, prej një partie që s’ftohej në takime”, ka theksuar ai.

Tahiri ka thënë se në mbledhjen me kryetarët e partive lidhur me seancën konstituive, ka kërkuar që seanca të mbahet më herët se 6 gushti dhe të përfundojë konstituimi para 7 gushtit. 

Ai ka theksuar se pozicioni publik i Aleancës është se

“S’duam të jemi pjesë e qeverisë, s’të marrim as hise, as privilegj, asnjë pozitë në Qeveri. Mirëpo ne njohim rrezikun që Kosova të përfundojë nga një cikël zgjedhor, në një cikël tjetër. E shohim si rrezik të shtetësisë së Kosovës. Ne kemi thënë, s’duam zgjedhje, por me i konstitu institucionet, ne kemi gjashtë pika. Ato s’lidhen me Aleancën. Ndërlidhen me Kosovën”, ka thënë Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.