Takimi i madh i LDK në Viti, Sokol Haliti: Mos mungoni për të adhmen që po e ndërtojmë bashkë

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një tubim elektoral të enjten në qytetin e Vitisë.

Kandidati për kryetar të komunës, Sokol Haliti, përmes një postimi në Facebook ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë ngjarje.

“Me kënaqësinë më të madhe ju ftoj të gjithëve të jeni pjesë e tubimit më të madh elektoral në qytetin tonë! Të enjten, më 2 tetor, nga ora 18:00, në Palestrën e Sporteve në Shkollën Fillore ‘Dëshmorët e Vitisë’. Mos mungoni – për Vitinë përtej, për të ardhmen që po e ndërtojmë së bashku!”, ka shkruar Haliti.

Back to top button