TIME e rendit shqiptaren Mira Murati mes figurave më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale

Revista TIME ka publikuar listën TIME100 AI 2026, ku ka përfshirë 100 personat që, sipas saj, kanë ndikimin më të madh në zhvillimin dhe drejtimin e Inteligjencës Artificiale në botë.

Në mesin e emrave më të spikatur është edhe Mira Murati, ish-drejtuese e teknologjisë në OpenAI dhe një nga figurat shqiptare më të njohura në industrinë globale të AI.

banner

Murati është përfshirë edhe në kopertinën globale të TIME, përkrah emrave si Sam Altman, Elon Musk, Dario Amodei, Jeff Bezos, Larry Ellison, Ilya Sutskever, Fei-Fei Li, Arvind Krishna dhe Eddie Wu.

Lista e këtij viti është ndarë në katër kategori: Liderë, Inovatorë, Formësues dhe Mendimtarë.

Në mesin e liderëve janë drejtues të OpenAI, përfshirë Sam Altman, Mark Chen dhe Greg Brockman, si dhe Elon Musk, Dario dhe Daniela Amodei nga Anthropic, Arvind Krishna nga IBM dhe figura të tjera të rëndësishme të industrisë.

TIME ka përfshirë në listë edhe figura nga politika, arti, biznesi dhe organizatat ndërkombëtare, mes tyre Joseph Gordon-Levitt, Paris Hilton, David Sacks dhe Liz Shuler.

Në kategoritë e tjera janë përfshirë studiues, sipërmarrës dhe drejtues kompanish që po zhvillojnë teknologji dhe aplikime të reja të Inteligjencës Artificiale. Në listë është edhe aktori dhe regjisori Ben Affleck, si shenjë e ndikimit gjithnjë e më të madh të AI në industrinë kreative.

Kryeredaktori i TIME, Sam Jacobs, ka thënë se lista e këtij viti pasqyron një industri gjithnjë e më “shpërthyese dhe përçarëse”, ku përplasen interesat teknologjike, ekonomike, politike dhe krijuese.

Në listë ka edhe një numër të madh figurash nga industria kineze e teknologjisë dhe AI, duke reflektuar konkurrencën në rritje mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për dominimin në këtë fushë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.