
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, ku e cilësoi vendin si “arritjen kulmore të historisë njerëzore”.
Duke folur gjatë ceremonisë përkujtimore, Trump tha se Shtetet e Bashkuara mbeten simbol i lirisë dhe i forcës.
“Ky vend është shtëpia e lirisë. Po ecim më mirë tani se kurrë më parë”, deklaroi ai, sipas Fox News.
Trump shtoi se gjatë 250 viteve të ekzistencës së saj, Amerika ka qenë “shpresa, premtimi, drita dhe lavdia mes të gjitha kombeve të botës”.
Fjalimi u mbajt në kuadër të aktiviteteve zyrtare që shënuan 250-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.



