Trump: Çdo gjë tjetër përveç Granlandës në duart e SHBA-së është e papranueshme

Trump këmbëngul: “Çdo zgjidhje tjetër përveç Grënlandës nën kontrollin e SHBA-së është e papranueshme”.

Takimi për krizën diplomatike midis Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe Grënlandës ka përfunduar pa një marrëveshje konkrete lidhur me të ardhmen e ishullit Arktik. Megjithatë, palët ranë dakord për krijimin e një grupi pune, i cili do të vazhdojë bisedimet në nivel teknik.

banner

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi pas takimit se mes palëve vazhdon të ekzistojë një “dallim themelor në qëndrime”. Ai u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe Zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, në një ndërtesë qeveritare pranë Shtëpisë së Bardhë. Në bisedime mori pjesë edhe Ministrja e Jashtme e Grënlandës, Vivian Motzfeldt.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte paralajmëruar që para nisjes së takimit njëorësh se nuk do të tërhiqej nga pretendimi i tij territorial ndaj Grënlandës. Në një postim në platformën e tij TruthSocial, Trump shkroi se “çdo gjë tjetër përveç Grënlandës në duart e Shteteve të Bashkuara është e papranueshme”.

Deklarata e tij ka rritur më tej tensionet diplomatike, ndërsa Danimarka dhe autoritetet e Grënlandës kanë theksuar vazhdimisht se ishulli nuk është për shitje dhe se e ardhmja e tij duhet të vendoset nga vetë populli i Grënlandës.

Pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje, krijimi i grupit të punës shihet si një hap i parë drejt dialogut të mëtejshëm, megjithëse pozicionet mbeten larg një kompromisi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.