
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka fituar çmimin e ri “FIFA Peace Prize – Football Unites the World”, gjatë ceremonisë së shortit për Kupën e Botës 2026, të mbajtur të premten në Washington, D.C.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ia dorëzoi çmimin Trumpit, duke thënë se ai po nderohet për “kontributet e tij për paqe, stabilitet dhe unitet global”.
Trump e cilësoi dekoratën si “një nga nderimet më të mëdha të jetës” dhe deklaroi se administrata e tij “ka shpëtuar miliona jetë” dhe ka ndihmuar në uljen e tensioneve në disa zona konflikti, transmeton Al Jazeera.



