Tubimi i madh në Shkup, Mexhiti: Një zë e flamur, shqiptarë krenarë e të pathyeshëm

Koalicioni shqiptar VLEN shënon hapjen e fushatës me një tubim të mbushur plot flamuj kuq e zi dhe këngë patriotike, duke bashkuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Shkup, Maqedoni e Veriut – Koalicioni shqiptar VLEN po zhvillon tubimin më të madh të hapjes së fushatës në sallën më të madhe në vend. Tubimi ka tërhequr një numër të madh pjesëmarrësish, të cilët po shprehin krenarinë e tyre kombëtare duke valvitur flamujt kuq e zi dhe duke kënduar këngë patriotike.

banner

Lideri i koalicionit, Mexhiti, u shpreh përmes një mesazhi të fuqishëm: “Një zë, një flamur – shqiptarë krenarë e të pathyeshëm”, duke theksuar unitetin dhe motivimin për të përfaqësuar komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Tubimi shënon një moment të rëndësishëm në fushatën e VLEN, duke reflektuar mobilizimin e madh dhe mbështetjen e gjerë të shqiptarëve në vend, disa ditë pas konventës së Aleancës Kombëtare për Integrim.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.