
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Skenderaj dhe pranisë së forcave policore në këtë qytet.
Ismaili bëri të ditur se bashkë me Arizonën kanë qëndruar në shtëpinë e Sami Lushtakut, duke komentuar tensionet e ditëve të fundit.
“Jam i lumtur që organizimi qytetar dhe bashkëpunimi me institucionet e pamundësuan skenarin e Albin Kurtit për dhunë”, shkroi ai.
Sipas Ismailit, etiketimi i Sami Lushtakut si “Serbia” është i papranueshëm për shkak të së kaluarës së tij në luftë.
“Një bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Ilaz Kodrës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit nuk mund të fyhet e njolloset me etiketimin ‘Serbia’”, deklaroi ai.
Në fund, Ismaili tha se UÇK-ja është “vlerë universale e popullit tonë” dhe duhet të respektohet nga të gjithë.



