Vdes Sahit Jashari, ish-bashkëluftëtar i Adem Jasharit

Sahit Jashari, një nga emrat më të dalluar të luftës së UÇK në Drenicë, ka ndërruar jetë.

Lajmin e kobshëm e kanë dhënë familjarët e tij.

banner

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë dashamirët se ka ndërruar jetë babai ynë, Sahit Jashari.

Babin do ta kujtojmë gjithmonë me krenari për veprimtarinë e tij në shërbim të atdheut, për guximin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar. Kujtimi për jetën dhe veprën e tij do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.

Për kohën dhe vendin e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë.

Familja Jashari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.