
Zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb konfirmon respektimin e të drejtave të pakicave dhe hedh poshtë pretendimet për bllokim.
PMe zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar, ka bërë të ditur publicisti Veton Surroi.
Sipas tij, deputetët e shumicës kanë përmbushur jo vetëm detyrën për konstituimin e Kuvendit, por edhe obligimin për respektimin e të drejtave të një komuniteti joshumicë. Surroi thekson se vazhdimi i punimeve të Kuvendit me karrige të zbrazët për përfaqësuesin e komunitetit serb do të kishte çuar në shkelje kushtetuese.
Ai theksoi se moszgjedhja e nënkryetarit serb ishte rezultat i bllokimit nga shumica, jo nga komuniteti serb, duke e quajtur të pavend çdo akuzë kundër përfaqësuesve serbë për bllokim, përfshirë komentet e dërguara pranë Gjykatës Kushtetuese.
Deputetët e Listës Serbe kanë ndjekur procedurat kushtetuese, përfshirë edhe ankesën pranë Gjykatës Kushtetuese. Lista Serbe kishte argumentuar se fituesi i zgjedhjeve nga komuniteti serb duhet të ketë të drejtën ekskluzive për të propozuar nënkryetarin, duke e krahasuar me të drejtën ekskluzive për kryetarin nga komuniteti shqiptar.
Surroi sqaroi se ky argument është i gabuar: një lexim i kujdesshëm i Kushtetutës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese tregon se nuk ekziston “fitues i zgjedhjeve” dhe as “e drejtë ekskluzive”. Nuk ka monopoli të përfaqësimit të serbëve, ashtu si nuk ka për asnjë komunitet tjetër në Kosovë.



