Votimi i Rashiqit, Zana Avdiu: LDK dëshmoi se është parti shtetformuese

Aktivistja vlerëson vendimin e LDK-së për të votuar Nenad Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit si një shembull të prioritizimit të interesave të vendit.

Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar pas votës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputetin Nenad Rashiq si nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj, ky vendim tregon rolin shtetformues të partisë dhe përkushtimin e saj ndaj interesave kombëtare.

“LDK, edhe njehere, e deshmoi se eshte parti shtetformuese, qe paresore i ka interesat e vendit mbi cdo interes tjeter,” tha Avdiu.

Komentet e saj vijnë në një moment kur Kuvendi i Kosovës sapo u konstituua, duke përfshirë zgjedhjen e Rashiqit, pas disa dështimeve të kandidatëve të tjerë nga komuniteti serb.

Back to top button