
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas arritjes së dronëve kamikazë “Skydagger” në Kosovë, duke e akuzuar Turqinë se ëndërron rindërtimin e Perandorisë Osmane.
Për dronët që u blenë pas një marrëveshjeje me kompaninë turke “Baykar”, Vuçiqi e ka akuzuar gjithashtu Turqinë, duke thënë se nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së autoriteteve në Prishtinë. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk e dëshiron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe ëndërron të rindërtojë Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por e kemi kuptuar mirë mesazhin,” tha Aleksandar Vuçiq në rrjetin “X”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ditës njoftoi për mbërritje të kontejnerëve me mijëra dronë luftarakë kamikazë “Skydagger” në Kosovë.



