VV nuk ka numrat, qeveria Kurti 3 nuk votohet

Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime, qeveria e re mbetet e paformuar.

Qeveria e tretë e propozuar nga Albin Kurti nuk ka arritur të marrë besimin e deputetëve në seancën e Kuvendit, duke dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash. Rezultati i votimit tregoi 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Ky dështim lë vendin pa qeveri të re, ndërsa qeveria aktuale mbetet në detyrë, duke vazhduar funksionimin e institucioneve dhe administrimin e çështjeve të përditshme të shtetit.

Mandatari Kurti ka paralajmëruar më parë se çdo ditë pa qeveri të re është “ditë humbjeje për qytetarin dhe shtetin” dhe ka bërë thirrje për negociata të reja mes partive parlamentare për të mundësuar formimin e qeverisë.

Back to top button