West: Nuk u ndoqën penalisht as UÇK-ja dhe as lufta për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e ka mirëpritur aktgjykimin e sotëm në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit duke e quajtur atë të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë dhe drejtësi të vonuar për viktimat, shkruan KOHA.

Në reagimin e saj, West ka thënë se nuk është ndjekur penalisht UÇK-ja e as lufta për pavarësi. 

banner

“Vendimi i sotëm, që bazohet vetëm në fakte dhe ligj, është i rëndësishëm për vënien para përgjegjësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Gjykata ka konfirmuar se asnjë individ, pavarësisht rangut apo autoritetit politik, nuk është mbi ligjin dhe nuk ka imunitet nga përgjegjësia për krime të rënda ndërkombëtare. ZPS-ja bën përgjegjës individë për veprimet e tyre, në përputhje me mandatin e saj, asgjë më shumë. ZPS-ja nuk ka ndjekur penalisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, as luftën e bërë për pavarësinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e saj.

West më tej ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar do ta shqyrtojë të gjithë aktgjykimin gjatë ditëve të ardhshme, përfshirë gjashtë pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit që nuk çuan në dënime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.