
Xhavit Haliti, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të marrin pjesë masivisht në votime dhe të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haliti ka ftuar qytetarët të votojnë për PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamzën. “Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë për PDK-në dhe për Bedri Hamzën kryeministër. Me UÇK-në në shpirt. Me PDK-në drejt fitores”, ka shkruar ai.
Xhavit Haliti është gjithashtu kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, ku mban numrin 14 në listën zgjedhore të kësaj partie.



