
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka komentuar zhvillimet në LDK. Në një status, Haziri duket se është rreshtuar krah Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së.
Në shkrimin e tij, Haziri ka vlerësuar se beteja e Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit është betejë e kryetarit të LDK-së me votuesit e tij.

Tutje, ai ka vlerësuar se i gjithë ky proces është shkaktuar nga tri degë dhe tre kolegë.
“Tri degë dhe tre kolegë tanë shkaktuan proces. 1/3 e delegatëve u ftuan me u deklaru me nënshkrime për këtë kërkesë. Atëherë, çka po na duhen fjalët e tepërta me kah 10 statuse në ditë, me gjuhë të ashpër prej disa aktivistëve, ftesa për protestë në mbrojtje e konsumues politikë që po e gërryejnë besimin e idealistëve” – ka shkuar Haziri, ndër të tjera.


