
Vlora Çitaku, ish-deputete e PDK-së, akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për obsesion të pashpjegueshëm ndaj Sami Lushtakut, kryetar i Skenderajt.
Ajo e cilesoi qëndrimin e Kurtit si “jokorrekt dhe jonjerëzor.”
Duke folur në T7, ajo tha se Lushtaku është plagosur disa herë gjatë luftës.
“Sikur të ishte i vdekur edhe vetë Albin Kurti do shkonte te varri i tij e do t’i vendoste lule,” tha Çitaku.



