Negociatat me VV, Abdixhiku: Kemi afrime në shumë çështje, duam t’i shmangim zgjedhjet

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, ka folur në lidhje me bisedimet me VV.

Pak para seancës së Kuvendit, Abdixhiku ka vlerësuar se ka afrime në shumë çështje.

“Derisa përpiqemi dhe takohemi mbesim të vetmit që duam t`i shmangim zgjedhjet e reja. Të gjitha ata që na kritikojnë e nuk e kuptojnë pse po takohemi, na kërkojnë të shkojmë në zgjedhje të reja edhe një herë. Shkuarja në zgjedhje edhe një herë është demi më i madh që i bëhet Republikës së Kosovës”, ka thënë Abdixhiku, duke treguar se ekzistojnë dallimet me VV-në.

“Sa më shesh që takohemi është me e mundshme zgjidhja. Takimet janë të mira. Ka shumë aferime në shumë çështje, por ende kemi distancë në çështjen kryesore që është balanca demokratike”, ka thënë bdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.