45 dështime radhazi për ta konstituar Kuvendin. A do të jetë sot i 46-ti, apo më në fund do të thyhet ngërçi politik?

Sot, me fillim nga ora 11:00, pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku për herë të 46-të do të mblidhen deputetët e zgjedhur për të konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në seancën e fundit, kryesuesi Avni Dehari sërish hodhi në votim formimin e Komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Megjithatë, partitë opozitare nga legjislatura e kaluar nuk morën pjesë në votim.

banner

Në sallë ishin të pranishëm 93 deputetë; 49 votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Si në disa seanca të mëparshme, disa deputetë të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së qëndruan në sallë dhe arritën të aktivizojnë mikrofonat, pavarësisht se kryesuesi Dehari nuk lejoi debat.

Kujtojmë se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, procesi i konstituimit duhet të përmbyllet deri më 26 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.