
Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në tubimin e mbajtur në Prishtinë ka premtuar investime enorme në kryeqytet.
Abdixhiku ka treguar se programi i LDK-së parasheh 1.5 miliardë euro për Prishtinën.
“Sepse ne kemi projekte konkrete për Kryeqytetin. Jo premtime të zbrazëta, por plane të qarta dhe investime reale. Nga Unaza e Jashtme që e çliron qytetin nga kaosi dhe trafiku, deri te investimet e mëdha urbane që e kthejnë Prishtinën në një Kryeqytet funksional, modern dhe dinjitoz” – ka shkruar Abdixhiku.
Sjellim ndërmend që Prishtina po drejtohet nga LDK-ja për të dytin mandat me radhë.



