Mërgimtarët drejt vendlindjes, kolonat deri në 11 kilometra në kufirin Hungari – Serbi

Në pikën kufitare Hungari–Serbi, kolonat e automjeteve kanë arritur deri në 11 kilometra, raportojnë burime nga terreni.

Kanë filluar të krijohen kolona të gjata në pikat kufitare që mërgimtarët i shfrytëzojnë për të ardhur në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Fluksi i shtuar i automjeteve ka shkaktuar pritje të gjata, veçanërisht në pikat kryesore të kalimit kufitar.

banner

Sipas informacioneve nga terreni, në pikën kufitare Hungari–Serbi kolonat e automjeteve kanë arritur deri në 11 kilometra, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve që po udhëtojnë drejt Kosovës.

Më poshtë ju sjellim një video që tregon gjendjen aktuale dhe kolonat e gjata të krijuara në këtë pikë kufitare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.