
Sot, me fillim nga ora 11:00, pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku për herë të 46-të do të mblidhen deputetët e zgjedhur për të konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në seancën e fundit, kryesuesi Avni Dehari sërish hodhi në votim formimin e Komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Megjithatë, partitë opozitare nga legjislatura e kaluar nuk morën pjesë në votim.
Në sallë ishin të pranishëm 93 deputetë; 49 votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.
Si në disa seanca të mëparshme, disa deputetë të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së qëndruan në sallë dhe arritën të aktivizojnë mikrofonat, pavarësisht se kryesuesi Dehari nuk lejoi debat.
Kujtojmë se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, procesi i konstituimit duhet të përmbyllet deri më 26 korrik.



