Lufta e Putinit vret në Finlandë, ujqërit rusë bëjnë masakër ndaj drerëve në pyje

Në Finlandë, mijëra drerë po gjenden të ngordhur, duke alarmuar komunitetet lokale dhe industrinë e turizmit. Banorët dhe fermerët e drerëve fajësojnë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe presidentin Vladimir Putin për rritjen e ndjeshme të ujqërve që po i sulmojnë kafshët.

Sipas tyre, mobilizimi i gjerë për luftë ka lënë më pak gjuetarë në Rusi, duke lejuar shtimin e popullatës së ujqërve që kalojnë kufirin drejt Finlandës. Testimet e ADN-së dhe raportimet mediatike konfirmojnë se shumë nga ujqërit vijnë nga territori rus.

banner

Ndërsa Finlanda forcon masat e sigurisë në kufirin mbi 1300 kilometra, fermerët paralajmërojnë se disa zona rrezikojnë të mbeten pa drerë, duke goditur rëndë traditën dhe ekonominë vendase. 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.