
Besnik Krasniqi, gazetar i Kohës, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar Bedri Hamzën dhe Arian Tahirin.
Krasniqi ka shkruar se nuk e kupton votën për Tahirin, i cili ende është i dyti më i votuari në listën e PDK.
Postimi i plotë i Krasniqit:
“Çfarë paradoksi tek PDK-ja!
Në nivel Kosove, elektorati i kësaj partie i dha më së shumti vota dy kandidatëve: Bedri Hamzës dhe Arian Tahirit. Të dy nga Mitrovica. Hamza kryetar komune në mandatin e shkuar. Tahiri nënkryetar, dhe dështoi së fundmi për t’u bërë kryetar.
Por pikërisht në Mitrovicë, LVV-ja shënoi fitoren më të thellë në gjithë Kosovën: 65.08%, ndërsa PDK-ja mbeti në 27.13%.
Pra, PDK në rang shteti votoi më së shumti dy njerëz që vijnë nga komuna ku kjo parti përjetoi humbjen më të rëndë. Sepse, është komunë nga e cila vie kryetari i partisë dhe është komunë që deri para një muaji u udhëhoq nga kryetari i partisë.
Vota për Hamzen është e justifikueshme, meqë është kryetar i PDK-së dhe ishte bartës liste.
Por, përkrahjen që elektorati ia dha Tahirit, nuk po e kuptoj.
Pra, a e meriton gjithë këtë mbështetje në nivel vendi një figurë politike që u braktis nga komuna që i takon? Dhe, cila është garanca se njerëzit që nuk kanë mundur ta masivizojnë partinë në komunën e vrt, e madje kanë pësu debakël aty, të shpresohet se e rrisin PDK-në dhe e ngrisin në nivelin për ta rivalizu LVV-në?”



