
Rreth 40 persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu një bar në qendrën skijimore të Crans-Montana në Zvicër, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë, duke u thirrur në Policinë zvicerane.
Autoritetet zvicerane kanë deklaruar më herët se “dhjetëra” persona besohet se kanë vdekur nga zjarri, duke shtuar se nuk mund të jenë më specifikë për shkak të rrethanave të ngjarjes.
Sipas Ministrisë italiane, viktimat nuk kanë mundur të identifikohen menjëherë për shkak të shkallës së rëndë të djegieve, raporton Reuters.



