
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së do t’i bashkohet Shoqatave të dalura nga Lufta OVL e UÇK-së në Ditën e Pavarësisë, në mbrojtje të ish-udhëheqësve që po gjykohen në Hagë.
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga shoqatat e dalura nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ditën e Pavarësisë.
Protesta ka për qëllim mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“Drejtësi, jo politikë! Në ditën e Pavarësisë, nuk do të heshtim. Protestojmë për drejtësi, për ata që na sollën lirinë dhe që ndërtuan shtetin. Pa politikë. Pa zvarritje. Sepse drejtësia për çlirimtarët është drejtësi për Kosovën,” shkruan Çitaku në mesazhin e saj publik.



