
“E mira e këtyre zgjedhjeve është se Kosova nuk është tema kyç. Ndoshta është e çuditshme. Është vërtet mirë se Kosova nuk është temë. Vetëm në manipulimin e Vuçiqit që akuzon të tjerët se ata po thonë se Kosova është e humbur”, ka thënë analisti politik serb, Dushan Janjiq, transmeton KOHA.
Ai ka theksuar se bazuar në programin e listës së udhëhequr nga studentët, “ata do ta pranonin realitetin”, shkruan KOHA.
Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka thënë se për zgjedhjet parlamentare që të dielën mbahen në Serbi, nuk ka qenë temë kyç Kosova. Në një intervistë për emisionin Interaktiv të KTV-së, ai ka theksuar se bazuar në programin e listës së udhëhequr nga studentët, “ata do ta pranonin realitetin”.
“Duhet të ketë një, do të thosha, proces dialogu ose negociatash, dhe ky nuk është vetëm një proces normalizimi”, ka thënë Janjiq.



