Aksioni në Prizren, avokati e konfirmon arrestimin e djalit të Nait Hasanit

Mbrojtja ngre shqetësime për mungesë dokumentacioni dhe pamundësi ankese, ndalimi lidhet me dyshimet për falsifikim votash

Pas aksionit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ku 109 persona u ndaluan nën dyshimet për manipulim dhe falsifikim të votave, është deklaruar edhe avokati Anton Çupërjani, përfaqësues ligjor i Art Hasanit, i cili po ashtu është në mesin e të ndaluarve.

banner

Çupërjani ka bërë të ditur se klienti i tij është ndaluar me vendim të prokurorit, por sipas tij, mbrojtjes nuk i është dorëzuar ende vendimi zyrtar, gjë që, siç thotë ai, po ua pamundëson ushtrimin e të drejtave ligjore.

‘’Është ndaluar sot me vendim të prokurorit, vendim të cilin ne si avokat ende nuk e kemi pranuar, përkundër intersimit tim për ta marr një vendim të tillë, ku edhe parashihet këshilla juridike për paraqitjen e ankesës por një gjë e tillë neve na u është mohuar, e që për neve kjo është sfidë dhe shqetësim i madh. Arsyeja është ndaluar për veprën penale të falsifikimit të votave. I njëjti është ftuar në cilësinë e të dyshuarit’’, ka thënë ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.