Kryediplomati iranian: Njësoj siç jemi të gatshëm për bisedime me ShBA-në, jemi edhe për luftë

Teherani paralajmëron se kapacitetet mbrojtëse dhe raketore nuk do të jenë kurrë pjesë e negociatave, ndërsa Turqia ofrohet si ndërmjetëse për të shmangur një konflikt rajonal.

Irani ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë me Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse bisedimet nuk zhvillohen nën detyrim dhe nuk përfshijnë programin raketor të vendit. Deklarata erdhi pas takimeve të ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, me diplomatët turq të premten, raporton gazeta britanike The Guardian.

banner

“Vendi ynë është i gatshëm të fillojë bisedime mbi bazën e barazisë, me respekt dhe interes të ndërsjellë,” tha Araghchi. Ai shtoi se nuk ka plane të menjëhershme për takime me zyrtarë amerikanë dhe theksoi se kapacitetet mbrojtëse dhe raketore të Iranit nuk do të jenë kurrë temë për bisedime. “Republika Islamike e Iranit është njësoj e gatshme për bisedime sa edhe për luftë,” paralajmëroi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të enjten se shpreson të shmangë veprimet ushtarake, edhe pse SHBA ka dislokuar një luftanije dhe anije të tjera të armatosura me raketa në Lindjen e Mesme. Ai u shpreh se Irani duhet të ndalë zhvillimin e armëve bërthamore dhe shtypjen e protestave për të shmangur ndërhyrjen ushtarake.

Protestat në Iran, që nisën në fund të dhjetorit për shkak të vështirësive ekonomike, u shtypën në mënyrë brutale nga autoritetet, dhe aktivistët paralajmërojnë se deri në 30 mijë persona mund të jenë vrarë. Irani ka fajësuar SHBA dhe Izraelin për përhapjen e protestave.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, theksoi se rifillimi i bisedimeve për programin bërthamor iranian është “jetik për uljen e tensioneve rajonale” dhe paralajmëroi se Irani po e shtyn Uashingtonin drejt një sulmi, duke bërë thirrje për parandalimin e tij. Presidenti turk, Rexhep Erdoan, i tha homologut iranian se është i gatshëm të veprojë si ndërmjetës mes Teheranit dhe SHBA-ve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.