Djali i Krasniqit reagon për zhvillimet në Hagë: Lufta ishte e drejtë dhe legjitime

Altin Krasniqi, djali i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, i cili po përballet me gjykimit në Hagë, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara për 45 vjet burg për krerët e UÇK-së.

Krasniqi ka vlerësuar se kjo kërkesë është një përpjekje për kriminalizimin e rezistencës shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë.

banner

Prokuroria do ta kishte më të lehtë dhe më të sinqertë të deklaronte hapur se shqiptarët duhet të rrinin duarkryq, të pranonin vrasjen, përdhunimin dhe trajtimin çnjerëzor, sesa të guxonin të luftonin për mbijetesë dhe dinjitet” – ka shkruar Krasniqi.

Një pjesë e vogël e popullit shqiptar zgjodhi rezistencën si akt të fundit mbijetese, jo si zgjedhje politike, por si domosdoshmëri njerëzore. Sot, vetë ekzistenca jonë është dëshmia më e fuqishme se ajo luftë ishte e drejtë, e pashmangshme dhe legjitime”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.