Behrami kërkon që rezoluta për Hagën të jetë ndër vendimet e para të Kuvendit të ri

Deputeti i zgjedhur i PDK-së thotë se epilogu i procesit në Hagë do të jetë prioritet i partisë në legjislaturën e re.

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka kërkuar që Rezoluta për Hagën të jetë ndër vendimet e para që do të miratojë Kuvendi i ri i Kosovës.

banner

Sipas tij, fokusi kryesor i PDK-së në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm do të jetë epilogu i procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Behrami ka propozuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë për respektimin e standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ai ka theksuar se rezoluta, e hartuar nga ekspertë të pavarur, synon garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, mbrojtjen e të drejtave të të akuzuarve, si dhe rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe monitorimit ndërkombëtar.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.