“Do të veprojmë sipas Kanunit”: Problemet me prona, banorët e dy fshatrave bllokojnë rrugën Prishtinë-Pejë

Banorët e fshatrave Grabanicë dhe Zajm të Komunës së Klinës kanë protestuar sot, duke e bllokuar qarkullimin në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë.

Protesta është mbajtur në shenjë revolte në lidhje me problemet e pronësisë.

banner

Sikurse raporton Telegrafi, banorët theksojnë se pas kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre pas luftës, në disa raste janë regjistruar të drejta pronësie për më shumë se një person, çka ka krijuar konflikte juridike dhe paqartësi pronësore.

Banorët pretendojnë se disa prona të blera nga serbët në vitet ’70 janë përkthyer më pas në emër të personave të tjerë, duke u mohuar të drejtën ligjore të pronarëve aktualë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.