
Kryeministri takoi të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sørensen; dialogu do të udhëhiqet nga Ministria e Jashtme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbia përmes njohjes reciproke.
Në një postim në platformën X, Kurti ka njoftuar se të hënën ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
“Dje, prita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Kurti.
Ndërkohë, Sørensen gjatë së hënës është takuar edhe me ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.
Pas takimit u bë e ditur se procesi i dialogut me Serbinë do të zhvillohet nën udhëheqjen e ministrisë që drejtohet nga Konjufca.



