Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, i është nënshtruar me sukses ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.

Sipas informacioneve të bëra publike, mjekët kanë arritur t’ia shpëtojnë syrin, duke sjellë një lajm shpresëdhënës pas ditësh pasigurie për gjendjen e tij.

Megjithatë, rikthimi i shikimit do të kërkojë kohë, trajtim të mëtejshëm dhe ndjekje të vazhdueshme mjekësore. Rezultatet përfundimtare do të varen nga ecuria e rikuperimit.

Për Vishkullin dhe familjen e tij, operacioni i suksesshëm përbën një hap të rëndësishëm, ndërsa shpresa mbetet që 28-vjeçari ta rifitojë edhe shikimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.