
Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, ka bërë të ditur se Komuna ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit për projektin e mbjelljes së drunjve.
Projekti kap vlerën e rreth 89 mijë eurove dhe do të bashkëfinancohet nga Ministria dhe Komuna e Obiliqit.
“Obiliqin duhet ta kthejmë në qytet me ajër të pastër dhe po punojmë për këtë”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka falënderuar ministren Fitore Pacolli dhe drejtorin e Mjedisit, Rinor Kurteshi, për bashkëpunimin në realizimin e projektit.



