Turqia me dy shqiptarë e “bombardon” Serbinë në EuroBasket, rezultati final 95:90

Në kuadër të raundit të pestë të EuroBasket 2025, përfaqësuesja e Turqisë regjistroi një fitore të madhe ndaj Serbisë, me shifrat përfundimtare 95:90. Ndeshja ishte e mbushur me tension dhe emocione, ndërsa vendimi i fituesit erdhi vetëm në sekondat e fundit.

Skuadra turke shfaqi konsistencë të lartë gjatë gjithë lojës, duke realizuar 19, 27, 28 dhe 21 pikë në secilin prej katër çerekëve.

banner

Kontribut të veçantë në suksesin e Turqisë dhanë edhe lojtarët me prejardhje shqiptare, Kenan Sipahi dhe Erxhan Osmani, të cilët u dalluan me paraqitje të shkëlqyera dhe ndikuan drejtpërdrejt në momentet më të rëndësishme të përballjes.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.