
Kongresistja amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe respektimin e lirisë së shprehjes.
Ajo ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit është kontaktuar nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët kanë shprehur shqetësim për sigurinë e familjeve të tyre.
“Gjatë javës së fundit, jam kontaktuar nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e familjeve të tyre”, ka shkruar Ocasio-Cortez.
Kongresistja amerikane i ka bërë thirrje Qeverisë së Shqipërisë që ta ulë nivelin e tensioneve dhe të respektojë të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur.
“I bëj thirrje Qeverisë shqiptare që ta ndalë përshkallëzimin e represionit të dhunshëm ndaj protestuesve dhe ta respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve”, ka deklaruar ajo.



