
Faton Peci, kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, ka reaguar në një postim në lidhje me deklarimin e Teuta Haxhiut, deputete e AAK-së.
Peci ka akuzuar AAK-në për “zhvatje”.
Tutje, Peci është ankaur edhe për fushatë linçuese ndaj tij në Kuvend.
Reagimi i plotë:
Vazhdon fushata linçuese ndaj meje edhe sot në Kuvendin e Kosovës
Kosova e ka përjetu çka do të thotë ta kesh Albin Kurtin kryeminsitër në veri e Faton Pecin minstër në Bujqësi.
Kosova e ka përjetu deri në palcë edhe uzurpimin dhe zhvatjen për 18 vite në Ulpianë, qysh edhe vazhdon sot e kësaj dite, njëjtë siç e ka përjetu edhe qeverisjen e Ramushit në kryeministri dhe Nenad Rikallos në Bujqësi.
Thirrje publike deputetës së AAK-së:
Shko pyeti fermerët në Gjakovë e Deçan se çka thonë për ministrin Faton Peci në bujqësi dhe ministrin tuaj Nenad Rikallo, në këtë ministri.
Hija jem po ju ndjek ende në Kuvend!
Tung e bafshit zhvatësa![]()



