
Ramush Haradinaj, deputet i AAK-së, ka kundërshtuar kthimin e mundshëm prapa të Ligjit për Gjykatën Speciale, që u votua dy javë më parë.
Sipas Haradinajt, nëse kthehet ligji prapa nga Presidenca, atëherë do të ishte ofendim.
“Por edhe loja me ligjin, pra është një ofendim tani kthimi prapa i ligjit. Nuk e kuptoj këtë, pse duhet me na ndodh kjo…Kjo është një lojë e ndytë” – tha Haradinaj, ndër të tjera, në një paraqitje nga Kuvendi.



