
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procesin e tërheqjes së shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Sipas shortit, Lista Serbe do të figurojë në fletëvotim me numrin 170, ndërsa subjekti Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin do ta ketë numrin 101. Procesi i tërheqjes së shortit për subjektet e tjera është ende në vazhdim.
Për zgjedhjet e 12 tetorit janë certifikuar gjithsej 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur



