
Viktor Orban në muajin shkurt, sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën, përpara zgjedhjeve të 12 prillit, ku lideri nacionalist veteran synon rizgjedhjen, shkruan Reuters.
Orban, i cili kërkon të ruajë pushtetin pas 16 vitesh në krye të qeverisë, përballet për herë të parë me një sfidues të fortë në zgjedhje parlamentare. Rezultati i këtyre zgjedhjeve pritet të ketë ndikim të madh jo vetëm për Hungarinë, por edhe për Evropën dhe forcat e saj politike të së djathtës së skajshme.
Sondazhi tregon se Fidesz ka humbur terren, ndërsa Tisza po fiton mbështetje, pavarësisht masave të shumta popullore të shpallura nga qeveria pas tre vitesh stagnimi ekonomik.
Tisza, e udhëhequr nga ish-zyrtari qeveritar Peter Magyar, ka zgjeruar epërsinë ndaj Fidesz në 20 pikë përqindjeje mes votuesve të vendosur, nga 12 pikë sa ishte në sondazhin e janarit, sipas institutit të sondazheve Median, në një artikull të publikuar nga faqja e lajmeve hvg.hu.
Partia e Magyar, e cila u themelua vetëm në vitin 2024, gëzon mbështetjen e 55% të votuesve të vendosur, nga 51% në janar.
Mbështetja për Fidesz ka rënë në 35%, nga 39% një muaj më parë, sipas sondazhit të realizuar mes 18 dhe 23 shkurtit.



