Rasti i Prokurorit në Hagë, Çitaku: Kurti s’guxon të flasë para Speciales

Gjatë seancës së 27 marsit, ish-presidenti Hashim Thaçi deklaroi para trupit gjykues se John Devaney, dikur roje burgu në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, kishte ushtruar keqtrajtime dhe kërcënime fizike ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Lajmi është raportuar nga KosovaPress.

Devaney, i cili sot shërben si prokuror, e kishte nisur karrierën si roje i thjeshtë në Sheveningen, për t’u avancuar shpejt në pozita të tjera brenda një kohe të shkurtër.

banner

Në lidhje me këtë çështje, nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, e ka quajtur veprimin e Gjykatës Speciale “deformim të drejtësisë” dhe “përndjekje”.

Ajo kritikoi ashpër institucionet e Kosovës.

“E heshtja e institucioneve të Kosovës është shurdhuese. Liderët e UÇK-së nuk mbrohen me fjalime boshe apo me deklarata populiste, por me veprime konkrete, diskrete dhe institucionale. Fatkeqësisht, luftëtarët tanë janë braktisur nga institucionet. Ministria e Jashtme dhe Presidenca, në rrethana të tilla, do të duhej ta kishin këtë çështje prioritet kombëtar”, ka shkruae Çitaku.

Çitaku gjithashtu akuzoi kryeministrin Albin Kurti për mungesë qëndrimi përballë Speciales:

Kurti, që nuk ka asnjë problem të ofendojë e të sulmojë prokurorë e gjyqtarë të Kosovës, përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën. Të mjerë”, tha ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.