
Zyrtarë konfirmojnë se Ayatollah Ali Khamenei nuk ndodhet aktualisht në Teheran.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, është transferuar në një vend të sigurt dhe nuk ndodhet aktualisht në Teheran, sipas një zyrtari të cituar nga Reuters.
Burimi, i cili foli për Reuters të shtunën, nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e transferimit apo vendndodhjen e re të liderit iranian. Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë bërë një njoftim zyrtar publik lidhur me këtë zhvillim.



