“Frika po rritet” – deputetja britanike kërkon reagim nga Londra dhe Brukseli për situatën në Serbi

Deputetja britanike Alicia Kearns ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Serbi, duke paralajmëruar për rritjen e frikës dhe rrezikun e krijimit të një klime frikësimi ndaj qytetarëve.

Përmes një reagimi publik, Kearns ka theksuar se autoritetet serbe kanë përgjegjësi të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe të parandalojnë çdo formë kërcënimi apo intimidimi.

“Pamjet nga Serbia janë thellësisht shqetësuese dhe frika po rritet. Qeveria ka detyrimin t’i mbajë të gjithë qytetarët të sigurt dhe të sigurojë që të mos krijohet një klimë frikësimi apo të përdoren kërcënimet ushtarake kundër qytetarëve”, ka deklaruar Kearns.

Deputetja britanike ka kërkuar gjithashtu angazhim të drejtpërdrejtë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për të parandaluar përshkallëzimin e situatës në Serbi.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Evropian duhet të sigurojnë që qeveria serbe të mos ketë asnjë dyshim se paqja duhet të ruhet”, ka theksuar ajo.

Më herët reaguan edhe Partia Demokratike Evropiane.

Demokratët Evropianë kanë lëshuar një deklaratë urgjente lidhur me situatën në Serbi, duke paralajmëruar për rrezikun e përplasjeve të mundshme gjatë mbrëmjes së sotme, kur pritet të publikohen projeksionet e para të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Në deklaratë thuhet se partia ka marrë paralajmërime të përsëritura se persona të lidhur me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit mund të mobilizohen për të provokuar përplasje.

“Po marrim paralajmërime të përsëritura se persona të lidhur me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit mund të mobilizohen për të provokuar përplasje sonte, kur të dalin projeksionet e para zgjedhore”, thuhet në deklaratë.

Demokratët Evropianë kanë theksuar se studentët në Serbi kërkojnë zgjedhje të lira dhe paqësore, si dhe një rezultat që përcaktohet përmes votës së qytetarëve.

Sipas tyre, pjesëmarrja e lartë në zgjedhje mund të rrisë rrezikun e provokimeve të qëllimshme.

“Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e madhe frika e Vuçiqit nga humbja dhe aq më i madh rreziku i provokimeve të qëllimshme”, thuhet në reagim.

Në deklaratë, EDP akuzon presidentin serb dhe qeverinë e tij se kanë lejuar krijimin e një klime frikësimi dhe dhune, duke kërkuar që autoritetet të marrin përgjegjësi për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.

“Vuçiq dhe qeveria e tij kanë lejuar që të rritet një klimë frikësimi dhe dhune. Ata mbajnë përgjegjësi të plotë politike për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm. Nëse grupe të lidhura me SNS-në mobilizohen për të shkaktuar përplasje, Vuçiq duhet të mbahet përgjegjës”, theksohet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.