Premtimi interesant: Balaj nga NISMA zotohet për logopedi falas për fëmijët e Prizrenit

Albulena Balaj-Halimi, kandidate për Prizrenin nga radhët e NISMA-s, ka premtuar se, nëse zgjedhet, fëmijët me vonesë në të folur do të kenë mundësinë të ndjekin seanca logopedike falas.

Balaj-Halimi ka theksuar se “një seancë logopedike prej 45 minutash zakonisht kushton minimum 20 euro”.

banner

Nëse një fëmijë ka nevojë për pesë seanca në javë, kjo shkon deri në 100 euro, ndërsa për një muaj kostoja arrin deri në 400 euro, duke qenë se paga minimale është 350 euro”, tha ajo.

Duke marrë parasysh këto shpenzime, Balaj-Halimi ka premtuar se komunës së Prizrenit do t’i ofrojë këto shërbime falas për fëmijët që kanë nevojë, në mënyrë që prindërit të mos kenë barrë financiare për trajtimin e tyre.

E unë kam me bë keta, që për keta fëmijë, prindërit mos me i pagu, këto shërbime kanë me i marrë falas prej Komunës së Prizrenit”, ka thënë ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.