
Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, ka mohuar zërat se mund të kandidojë për të drejtuar PDK-në, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga funksioni i kryetarit, shkruan Gazeta Politika.
Lushtaku ka theksuar qartë se nuk ka ambicie.
“Jo. Asnjëherë as kam pasur dhe as nuk kam aspirata”, deklaroi Lushtaku në RTV Dukagjini.
Në një paraqitje televizive, Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, nuk dha emra se kush mund të drejtojë këtë parti.
“Nëse ne duam të ecim përpara, duhet me gjetë një figurë që është vendimmarrëse, jo një figurë që e vet edhe parapolitikën çka me ba”, u shpreh Lladrovci.
“Ka shumë. Unë nuk guxoj me folë, se mundem me djegë emra”, tha Lladrovci, duke shtuar se ka njerëz të korruptuar në PDK-së, sikurse në secilën parti tjetër.



